Covid-19 ia merr jetën profesorit 35 vjeçar, Alajdin Imeri: Brenda 3 jave i kishin vdekur nëna dhe gjyshja

Virusi korona ia mori jetën profesorit Alajdin Imeri, 35 vjeçar nga Straçinca e Shkupit.

Ai ka qenë i shtrirë në Spitalin “Sistina 2 për rreth një muaj. Korona virusin e kishte kaluar, por pasojat nuk ka mundur t’i përballojë.

Derisa ka qenë i shtrirë në spital, nëna dhe gjyshja e tij kishin ndërruar jetë.

Alajdini pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël./tv21