Barcelona dhe Tottenhami kanë nisur bisedimet intensive për transferimin e Coutinhos në klubin londinez para mbylljes së merkatos në hyrje për ekipet e Premier Leagues (më 8 gusht skadon afati për blerjet e lojtarëve në Angli).
Mediet angleze kanë zbuluar disa shifra të këtij operacioni të shpejtë. Barcelona, që synon huazimin e lojtarit me detyrim blerjen në fund të sezonit nga Tottenhami, vetëm për huazimin do të përfitonte 25 milionë euro.
Klubi katalan do të çlirohej edhe nga paga e futbollistit brazilian, që në këtë rast do të paguhej nga “Suprs”. Me 11 milionë euro në sezon (220 mijë euro në javë), Coutinho do të bëhej lojtari më i paguar i skuadrës angleze.
Coutinho do të ritakohej në Londër me trajnerin Mauricio Pochettino, me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e Espanyolit në Spanjë.
Braziliani do të kthehej në Premier League, në një ekip që nuk është rival direkt i Liverpoolit, ku shkëlqeu më parë.







