Futbollisti brazilian

Coutinho mbetet jashtë fushave për 2-3 javë

Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim në kofshë në përfundim të ndeshjes ndaj Interit të martën në mbrëmje, teksa sot Barcelona ka konfirmuar se braziliani do të jetë jashtë fushave për 2-3 javë.

Në komunikatën e lëshuar nga Barcelona tregohet se sulmuesi i katalanasve ka pasur një këputje në bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Coutinho nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Real Betisit, ndërsa do t’i humb edhe takimet miqësore të Brazilit kundër Uruguait dhe Kamerunit.

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Interit do të synojë ta lë pas lëndimin në përballjen derbi me Atletico Madridin që zhvillohet me 24 nëntor.

26 vjeçari ka shënuar 5 gola këtë sezon në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës, ndërsa skuadra “Blaugrana” kryeson në La Liga me 24 pikë, 3 më shumë se rivalët e qytetit, Espanyolit.