Coutinho i pasigurt për të ardhmen

Mesfushori brazilian,Philippe Coutinho ka bërë të ditur se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, pasi nuk e di nëse do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për edicionin e ri.

Në një intervistë për mediumet braziliane, Coutinho ka thënë se vetëm pas “Copa Americas” do të dihet e ardhmja e tij.

Coutinho në janar të vitit të shkuar iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për 160 milionë euro, por nuk ka arritur të dëshmojë veten në “Camp Nou”.

27-vjeçari, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 kurse edicionin e fundit ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar pesë herë në 54 ndeshje.

“Kam kontratë me Barcelonën, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk jam i sigurt për të ardhmen, të cilën do ta mësoj më vonë”, ka thënë Coutinho, i cili është pjesë e Brazilit në “Copa America”.