Correa pranë Milanit

Milani është gati për ta transferuar në ekip sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Mediat italiane thonë se Milani është gati të paguajë 50 milionë euro për argjentinasin.

Atletico i ka vendosur në shitje Correan dhe Nikola Kalinic pasi i nevojiten para për të blerë një tjetër lojtar.

Sa më shpejt që të përfundojë ky transferim, Correa do të fluturojë drejt Dallasit për t’iu bashkuar “Rossonerëve” në përgatitjet para-sezonale.