Conte tregon se nuk ishte kurrë afër rikthimit te Juventusi

Trajneri i ri i Interit Antonio Conte ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë afër Juventusit.

Para se Maurizio Sarri të bëhej trajneri i “Zonjës së Vjetër”, pati spekulime se Conte do të jetë trajneri i ri i Juves.

“Nuk kam qenë asnjëherë afër Juventusit. Asnjëherë nuk kam marrë ndonjë telefonatë prej tyre. Interi gjithmonë ka shfaqur interesim dhe dashuri të madhe. Ndjej përgjegjësi të madhe dhe do mundohem të krijoj një gjë të rëndësishme”, deklaroi ai.