Conte thotë se Interi meritoi më shumë në ndeshjen ndaj Barcelonës

Antonio Conte ka deklaruar se Interi ka merituar më shumë nga përballja me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Interi është mposhtur 2-1 nga Barcelona në ‘Camp Nou’, me përmbysje rezultati me dy gola të shënuar nga Luis Suarez.

“Unë mendoj se kemi merituar shumë më tepër sonte”, ka deklaruar Conte.

“Ne kemi trazuar një ekip të madh si Barcelona në një pjesë të madhe të lojës”.

“Ndoshta disa nga lojtarët tanë kishin më pak energji në pjesën e dytë sepse në kohët e fundit kemi luajtur disa ndeshje radhazi, por unë jam i bindur se kemi merituar më shumë”.

loading…