Conte refuzon të komentojë spekulimet që e lidhin Maticin me një kalim te Interi

Antonio Conte nuk ka dashur të flasë për spekulimet që e lidhin Nemanja Maticin me Interin.

Duke folur në konferencë para ndeshjes me Bolognan, ish trajneri i Italisë, Antonio Conte, është pyetur edhe për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic.

Matic nuk po gjen shumë hapësira te “Djajtë e Kuq” dhe mund të ribashkohet me Conten te Interi.

“Nuk jam duke menduar për lojtarët e klubeve tjera, për shkak të respektit që kam për futbollistët e mi. Kam dashuri të madhe për ata që më kanë ndihmuar të fitojë gjëra të rëndësishme, por vetëm kaq”, u shpreh Conte.

Conte ka punuar me Maticin te Chelsea gjatë sezonit 2016/17, ku së bashku fituan titullin e Premier League.

loading…