Koha ka fluturuar dhe kanë kaluar 6 vite nga ai moment kur në konferencën për shtyp si trajner i Juventusit, Antonio Conte i ngacmuar për mundësinë nëse një ditë mund të drejtonte Interin, Milanin ose edhe Romën, do të befasonte të gjithë me përgjigjen e tij.
Ishte viti 2013 dhe Conte u shpreh qartë: “Kurrë mos thuaj kurrë! Dua të sqaroj. Sot jam tifoz i Juventusit. Por, jam profesionist! Nëse do të stërvisja Interin, por edhe Milanin ose Romën dhe Lazion, do të isha tifozi i parë i këtyre skuadrave”.
“Disa duan të më bëjnë të urryer për ekipet e tjera, por unë jam tifoz i parë aty ku stërvis. Jam profesionist, ndryshe marr flamurin ose iki në tribunë. Do të bëja çmos për të fituar me ekipin që do të stërvisja”.
Praktikisht, Conte e kishte parashikuar të ardhmen e tij se, pas Juventusit, do të stërviste edhe një skuadër tjetër të madhe në Itali, por ende nuk e kishte vendosur se cilën.







