Conte nuk ka pasur kontakte me Real Madridin

Antonio Conte nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Real Madridi, ka konfirmuar vëllau i trajnerit italian.

Conte është i pa punë prej shkarkimit nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar ndërsa së fundmi ka qenë i lidhur me Real Madridin, pas rezultateve të dobëta që Julen Lopetegui ka koleksionuar në drejtimin e “Los Blancos”.

Daniele Conte, vëllai i ish trajnerit të Chelseat, që merret edhe me menaxhimin e tij ka zbuluar se nuk ka pasur ofertë nga Real Madridi ndërsa ka lavdëruar klubin spanjoll.

“Antonio është në pushime, ndërsa nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Real Madridi. Ata janë një skuadër e madhe por për momentin nuk ka mbërritur asgjë nga ana e tyre”, tregoi Daniele.

Antonio Conte ka fituar 3 Serie A me Juventusin gjatë 3 sezoneve që e ka drejtuar “Zonjën e Vjetër”, kurse edhe te Chelsea ishte i sukseshëm duke triumfuar në sezonin e tij të parë në Premier League ndërsa fitoi edhe FA Cup në edicionin e kaluar.