Trajneri italian

Conte nuk i mohon spekulimet që e lidhin me një kalim te Interi

Hija e Antonio Contes vazhdon të bjerë mbi Luciano Spallettin.

Në media po përmendet shumë emri i ish trajnerit të Chelseait për të marrë drejtimin e zikaltërve në fund të këtij sezoni.

Tifozët e Interit ëndërrojnë rikthimin e Jose Mourinhos por nga ana tjetër administratori i deleguar Beppe Marotta i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me Conten preferon italianin si pasues të Spallettit i cili me shumë gjasa do të shkarkohet në fund të këtij sezoni.

I intervistuar për një interesim të mundshëm të Interit në drejtim të tij, Antonio Conte as nuk e ka mohuar por as nuk ka konfirmuar asgjë teksa u është përgjigjur me një “No Comment” gazetarit të BEIN Sport i cili e ka ndalur në rrugë.

Një përgjigje kjo që lë gjithçka të hapur dhe të bën të mendosh se mes Interit dhe trajnerit nga Lecce ka diçka dhe mund të konkretizohet në verë.