Italiani ka mohuar që do të emërohet trajner i kampionëve të Evropës.

Është përfolur shumë që trajner i ri i Real Madridit, do të jetë Antonio Conte, por ky i fundit ka kthyer një përgjigje të qartë për spanjollët.
Trajneri italian ishte shumë afër nënshkrimit me “Los Blancos”, por marrëveshja nuk u arrit për disa detaje.

“Real Madrid? Unë mendoj se është më mirë të pres deri në fund të sezonit sesa ta marrë drejtimin e një skuadre ku diçka është nisur”, ka thënë Conte. “Dua të pres deri në qershor dhe të nis përsëri me një projekt të ri. Pas tre muajve mund ta ndryshoj mendjen dhe të mohoj çdo gjë. Ama, gjithmonë e kam menduar kështu”, ka theksuar ai. Pas largimit të Julen Lopeteguit, Real Madridi ka emëruar Santiago Solarin.