Conte iu tregon futbollistëve të Interit si të bëjnë seks

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka zbuluar se i këshillon lojtarët e tij si të bëjnë seks me përpjekje minimale gjatë sezonit.

Çështja e seksit në futboll ishte aktuale edhe më parë kur anësori francez i Manchester Cityt, Samir Nasri pati treguar se trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola i kishte ndaluar futbollistët e tij të kryjenë marrëdhënie seksuale një natë para ndeshjes, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, kështu nuk mendon edhe Conte, i cili kërkon nga lojtarët ta kryejnë shpejt këtë proces dhe të ia dorëzojnë partnereve të tyre pjesën tjetër.

“Gjatë sezonit i këshilloj lojtarët e mi të bëjnë seks në periudha të shkurtëra dhe me përpjekje minimale, dhe më mirë për ta është të jenë në pozita nën parteneret e tyre. Preferohet që këtë ta bëjnë me bashkëshortet e tyre, sepse përndryshe nevojitet më shumë mund”, tha Conte në një intervistë për “L’Equipe”.

Conte që ka fituar një titull të Premierligës me Chelsean në sezonin 2016-2017, u emërua trajner i Interit verën që e lamë pas.