Conte: Fitore e merituar, përplasja Lukaku – Brozoviq e mirëseardhur

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se fitorja ndaj Milanit ishte e merituar, derisa ka deklaruar se është shumë i lumtur për triumfin në derbin për shkak të tifozëve.

Interi e mposhti Milanin me rezultat prej 0-2 në San Siro, për të ruajtur vendin e parë në tabelë me bilanc të 100 për qind nga katër ndeshje të zhvilluara.

“Le të fillojmë duke thënë se është një derbi, që gjithmonë janë ndeshje speciale, aspak e lehtë që t’i parashikosh, veçanërisht kur të dy ekipet janë aq prestigjioze si Interi e Milani”, ka thënë Conte për DAZN.

Ai thotë se lojtarët e tij zhvilluan ndeshje të mirë në çdo aspekt.

“Është një fitore e merituar, jam shumë i lumtur për fansat tanë, sepse një derbi është gjithmonë derbi”, është shprehur Conte.

Conte gjithashtu ka thënë folur për përplasjen ndërmjet Lukakut dhe Brozoviqit pas barazimit me Slavia Praguen në Ligën e Kampionëve, duke thënë se “nëse përplasjet ndodhin janë të mirëseardhura, sepse kjo nënkupton se aty ka gjak në vena dhe zjarr”.

loading…