River Plate rrezikon të përballet me dënime nga qeveria e futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), si rezutlat i akteve të dhunës nga tifozët.

Tifozët e Riverit sulmuan autobusin ku gjindej stafi dhe futbollistët e Bocas, zhvillim ky që ndikoi në shtyrjen fillestar të ndeshjes për një natë.

U vendos që sfida të zhvillohej pas 24 orëve, por sërish u anulua për shkak se futbollistët e Boca Juniorsit nuk ishin në gjendje të mirë psikologjike pas dhunës së ushtruar nga tifozët vendas.

“CONMEBOL njofton se njësia e diciplinës ka hapur hetim ndaj River Plates pas incidenteve që ndodhën me 24 nëntor. Klubi është njoftuar paraprakisht dhe ka 24 orë për t’i ofruar argumentet e tyre”, shkruhet në komunikatën e Konfederatës së Futbollit për Amerikën e Jugut.

Zyrtarë të dyja klubeve do të takohen sot në Paraguaj për të vendosur datën dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes së dytë finale të Copa Libertadores.

Është raportuar për disa lokacione ku mund të luhet ballafaqimi përcaktues për fituesin e Copa Libertadores, duke përfshirë Emiratete e Bashkuara Arabe, vend në të cilin këtë vit do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube, në anën tjetër Genova së fundmi ka shprehur gatishmërinë për t’i pritur dy klubet argjentinase, historia e të cilave lidhet ngushtë me qytetin italian