UEFA

Conferenca League/ Legia Varshavës rrezikon përjashtimin!

Tifozët e Legias. u siguruan të vrapojnë lart e poshtë Birminghamin dhe incidentet që shkaktuan sollën protesta të forta.

Drejtuesit e Aston Villa i kanë dërguar një letër proteste UEFA-s, ndërkohë që policia e vendit po përgatitet të frenojë edhe vizitat e ardhshme të tifozëve polakë në vend. Llogaritja e ngjarjeve të rënda është se janë dëmtuar pesë efektivë, si dhe dy kuaj dhe dy qen policie, ndërsa ka edhe dëme të shumta materiale.

Fatkeqësisht, Legia është bërë e njohur në Evropë për sjelljen e tmerrshme të tifozëve. “Kam folur me UEFA mbrëmë dhe do të flasim sërish sot. Ata po shqyrtojnë urgjentisht situatën. Por mendoj se ka një rast shumë të mirë për t’i nxjerrë jashtë garës ”, tha kreu i policisë së futbollit në Angli, Mark Roberts.

Kujtojmë se 46 tifozë u arrestuan, ndërsa një punonjës policie ndodhet në gjendje më të rëndë, pasi u dogj nga flaka e hedhur drejt tij nga një tifoz polak.

“Legia nuk ndihmoi fare…”

Roberts tha se dhuna fillimisht shpërtheu në stacionin e autobusit jashtë stadiumit. Tifozët u mblodhën në atë zonë dhe pikërisht në atë moment nisën të hidheshin flakë në drejtim të policisë, duke sjellë vendimin për të mos lejuar hyrjen e tifozëve në stadium.

Kjo më pas çoi në përleshje me policinë në perimetrin e fushës, me tifozët e Legias që tentonin të depërtojnë. “Oficerët bënë një punë shumë të mirë për t’i mbajtur ata prapa. Por ka pasur lëndime. Janë hedhur flakë dhe sende metalike.

Me kënaqësi mund të them se oficeri që ka pësuar djegie tani është jashtë rrezikut për jetën, por të gjithë oficerët e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor. Legia nuk e përballoi mirë situatën. Si klub nuk ndihmoi në këtë situatë”, përfundoi ai. Aston Villa u kualifikua për në fazën tjetër, ndërsa Legia me një fitore ose një barazim ndaj Alkmaar (në Varshavë) do të marrë biletën e dytë për nokautet e kompeticionit.