Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka mbetur pa skuadër.
Colorado Rapids ka njoftuar se ka hequr dorë nga Gashi, pasi i përfundoi kontrata tri vjeçare. Ai është larguar nga lista e klubit amerikan.
Gashi e nisi mirë në Amerikë me Colorado Rapids, por më pas ngeci duke mos i bindur drejtuesit që t’ia rinovojnë kontratën, i cili tani duhet të kërkojë për një skuadër të re.
“Duam ta falënderojmë Shkëlzen Gashin për shërbimet e tij në tri sezone e fundit, i urojmë gjithë të mirat”, ka shkruar klubi në njoftimin në Twitter.
Gashi ka bërë në total 68 paraqitje për Colorado Rapids, ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar edhe 6 asiste.







