Çmimi më i lirë, zviceranët furnizohen me karburant në Francë e Itali

Motoristët zviceranë po lëvizin përtej kufijve për të blerë karburant, ndërsa qeveritë franceze dhe italiane po pakësojnë kostot e benzinës për t’u mbrojtur nga rritja aktuale e çmimeve të karburantit.

Diferenca e çmimeve është më e theksuar në kufijtë italianë, duke lënë disi të shkreta stacionet e shërbimit me bazë në Zvicër.

Një litër benzinë është 30 centë më lirë përtej kufirit, shkruajnë mediat zvicerane.

Dallimi midis Francës dhe Zvicrës është 15 centë, ende mjaftueshëm për të bindur njerëzit të bëjnë udhëtimin,  por stacionet e karburantit me bazë në Gjenevë kanë ende disa punë, sipas një zëdhënësi të “Tamoil” duke folur për gazetën 20 minuta, përcjell albinfo.ch.