LAJMI I FUNDIT

Çmimi më i lartë i Republikës Serbe i ndahet kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Kryeministrit hungareze, Viktor Orban, iu dha Urdhri i Republikës Serbe në një gjerdan, dekorata më e lartë e Republikës Serbe, tha Milorad Dodik, president i këtij entiteti.

Dodik tha se Urdhri do t’i dorëzohet personalisht Orbanit në shkurt, transmeton Ballkani.info.

Dodik theksoi se është nder për të që ka mundësinë të flasë për njerëzit e nderuar me rastin e festës së Republikës, sepse ata e meritojnë për vëmendjen e tyre ndaj Srpska-s, ndër ta janë profesori emeritus Nenad Kecmanoviq dhe akademiku serb Matija Beçkoviq. .

Në Banjallukë po zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të personaliteteve dhe institucioneve të merituara që luajtën një rol të madh në krijimin dhe ruajtjen e Srpska, raportojnë mediat serbe.

Në ceremoninë në Qendrën Kulturore “Banski Dvor” do të marrin pjesë kryeministri Radovan Vishkoviq, anëtarja serbe e Presidencës së BiH-së, Zheljka Cvijanoviq, si dhe ministra në Qeverinë e Serbisë.

Në ceremoni po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, Ministrja e Shëndetësisë së Serbisë, Danica Grujiçiq, Konsulli i Përgjithshëm i Serbisë në Banjallukë, Millosh Vujiq.

Në Qendrën Kulturore janë të pranishëm edhe akademiku serb Matija Beçkoviq, profesori emeritus Nenad Keçmanoviq, kampioni botëror dhe evropian i xhudos Nemanja Majdov dhe personalitete të tjera të rangut të lartë nga të gjitha sferat e jetës shoqërore. /Ballkani.info/