Çmimi i grurit rritet ndjeshëm derisa tensionet përshkallëzohen në Ukrainë

Rritje e mprehtë e çmimeve të grurit pasi tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës përshkallëzohen me bombardimin e qytetit të Odesës në Detin e Zi.

Çmimi i grurit të butë u rrit me 5.66%, ndërsa ai i grurit të fortë u rrit me 4.1%, shkruan ANSA.

Në të dyja rastet këto janë vlera të larta, por më të ulëta se vlerat e arritura më 26 qershor me 770.25 dollarë për grurin e butë dhe më 17 maj me 902 dollarë për grurin e fortë.