Flamuri shqiptar

Çmenden mediet serbe, në ndeshjen e West Ham – TSC shfaqet flamuri shqiptar, thonë se ishte provokim

Mediat serbe vazhdojnë të ndihen keq kudo që shohin simbole shqiptare. Ato e kanë cilësuar si provokim që në ndeshjen e West Hamit me skuadrën serbe u shfaq flamuri shqiptar, transmeton Ballkani.info.

“Teksa futbollistët e dy skuadrave po përballeshin në fushë, një tifoz i West Hamit ka gjetur mënyrën për të provokuar serbët që ndodheshin në stadium. Tifozi i lartpërmendur ka sjellë në tribunë flamurin e Shqipërisë dhe duke qenë se West Ham nuk ka asnjë lidhje me këtë vend, duket qartë se ka dashur vetëm të provokojë dikë nga TSC.

West Ham nuk ka pasur asnjëherë në radhët e tij një futbollist nga Shqipëria, ndaj është më se realiste që tifozi të njihet me raportet mes këtij vendi dhe Serbisë”, ka shkruar kurir.rs.

Kjo tregon çart që në Serbi i pengon çdo gjë shqiptare që shfaqet në publik, duke harruar që vet vazhdimisht inkurajojnë tifozët të shfaqin pankarta me thirrje raciste kundër shqiptarëve, madje ato gjeste i quajnë edhe patriotike. /Ballkani.info