Chelsea

Çmendet Chelsea, gati 100 milionë për yllin e Serie A

Khvicha Kvaratskhelia është padyshim një nga lojtarët e Napolit që ka përfunduar në fokusin e klubeve më të mira evropiane.

Futbollisti gjeorgjian, i cili gjithashtu po negocion një rinovim të kontratës me “Azzurrët”, duket se është një objektiv i Chelseat për verën e ardhshme.

Skuadra londineze, në fakt, mund të ofrojë 100 milionë euro për ta marrë në Premier League verën e ardhshme.

Lojtari i datëlindjes 2001, autor i katër golave dhe katër asisteve në dymbëdhjetë ndeshje të Serisë A në këtë sezon, është një element thelbësor për kampionët në fuqi.

Përballë një oferte kaq të rëndësishme, topi më pas do t’i kalonte Aurelio De Laurentiis. Në dyshim është edhe e ardhmja e yllit tjetër, Victor Osimhen. /Ballkani.info