Futbollisti shqiptar

Çmenden mediat serbe e quajnë provokim simbolin shqiptar që e bëri Ardian Ismajli

Mediat serbe vazhdon t’i pengojë çdo gjë shqiptare që shfaqet në publik, ngjashëm kanë reaguar edhe me gjestin e  futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli i cili në afishet zyrtare të UEFA-së për Kampionatin Evropian shfaqet duke e bërë simbolin e shqiponjës, transmeton Ballkani.info.

Ky gjest është cilësuar provokim për faktin se këto afishe zyrtare të UEFA-s shiten edhe në Serbi.

“Afishet zyrtare për Kampionatin Evropian tashmë janë në shitje dhe tifozët në Serbi do të jenë veçanërisht të zemëruar për një gjë.

Bëhet fjalë për verimin e futbollistit të Empolit dhe kombëtares shqiptare Adrian Ismaili. Ai ka bërë një foto teksa shfaq shqiponjën dykrenare, simbolin e “Shqipërisë së Madhe”, që dukshëm është një provokim ndaj popullit serb”, shkruan portali serb, kurir.

Kujtojmë se Kampionati Evropian është i planifikuar të nis nga 14 qershori deri më 14 korrik. /Ballkani.info