“Çlirimtari” i Shtimes bën një investim të “madh”, fut mbi 33 mijë euro në objektin e komunës

Qemajl Aliu, i vetëshpallur si “çlirimtar”, ka vendosur t’i shpenzojë mbi 33 mijë euro për rregullim të zyrave dhe ambienteve të komunës. Ky investim nuk do të ndikojë fare në mirëqenien e qytetarëve, por do ta bëjë me komod ambientin e punës së zyrtarëve komunalë.

Një investim i madh pritet të ndodh këto ditë në Shtime. Ky investim nuk do të bëhet për qytetarët, por për komunitetin e zyrtarëve komunalë.

Në objektin e Komunës së Shtimes që drejtohet nga Qemajl Aliu, i vetëshpallur si “çlirimtar”, do të investohen mbi 33 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Në njoftimin e shpallur në e-prokurim për renovim të Objektit të Komunës është treguar se tenderin e ka fituar kompania “Triangle”, derisa në garë kanë qenë pesë operatorë.

Kontrata mes komunës dhe kompanisë fituese është nënshkruar të martën.

“Përshkrimi i shkurtër: Renovimi i Objektit të Komunës. Data e dhënies së kontratës 10.10.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 11.10.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 5. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata: Triangle. Vlera e përgjithshme e kontratës: 33 488,00”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Drejtuesit e komunës kanë kërkuar që kualiteti i mallit të investuar duhet të jetë i lartë dhe të ketë garancion deri në 12 muaj.

“Kualiteti i punës dhe Mallrat duhet të jenë të kualitetit të garantuar, dhe të përgjigjet përshkrimeve teknike në paramasë. Garancioni kualitetit të jetë 12  muaj. Përshkrimi i punëve , në përputhshmëri të plotë me standard  EC dhe ISO. Performanca e punës të përgjigjet kualitetit të standardeve dhe normave ligjore në fuqi. Pajisjet dhe mallrat duhet tu përgjigjen Specifikimeve në përshkrim”.

Në dosjen e tenderit është treguar se në renovimin e komunës do të ndërrohen dyer e dritare dhe do të thyhen mure e do të vendosen qeramika.

“Të bëhet furnizim me material punimi dhe montimi sipas projektit I tavolinave drejtkëndëshe nga MDF me ngjyre dhe trashësi t=3.2 cm me dimensione 150x70x75 cm ne te cilat pjese përbërëse e tyre janë dhe 4 raftet nga ana e majtë te cilat kanë mundësin e mbylljes me qelës, konstruksioni metalik i tavolinave te jete TUB me dimensione 40x20x2mm. Te behet furnizimi me material dhe montimi i karriges për zyre, me ngjyre te zeze ne pozicionet sipas projektit. Karriga te jete e përberë nga materiali lëkurë artificiale e cila mbeshtjell Sfungjerin I cili mbështetet ne konstruksionin e drurit te shtresuar, te këtë mbushje me PP (polipropilen) ne pjesën e ulëses dhe mbështetjes. Ngjyra e karriges të jetë ngjyre zezë”.

Por, nuk është lënë anash edhe vendosja e karrigeve, tavolinave dhe disa mbishkrimeve të emrave.

“Furnizimi, transporti dhe montimi i tabelave njoftuese. i njëjtë sikurse ne foton e bashkëngjitur. Materiali duhet nga jetë nga xhami, dhe  ne kuadër te këtij pozicioni parashihet punimi i mbishkrimeve me ngjyrë të zezë, si dhe edhe fiksimi i këtyre tabelave ne murin me elementet e tjera përcjellëse fiksuese. Dimensionet mesatare te tabelave 17x9cm”./Demokracia.com/