Çka po ndodh me Dritën, largohet edhe kapiteni

Drita ka zyrtarizuar largimin e radhës nga skuadra. Pas Hamdi Namanit e Ilir Blakçorit, nga Drita është larguar edhe kapiteni Ardian Limani.

Lajmi është dhënë nga skuadra e Dritës përmes një njoftimi në Facebook.

“Faleminderit 304 herë KAPITEN

Ju njoftojm që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit.

Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirkuptim, ta lëm të lire në menyrë që tu krijohet hapsirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij.

Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet”, ka shkruar FC Drita.