Çka po bën vaki? Lutfi Haziri i LDK-së takohet me nënkryetarin e AAK-së FOTO

Dy nënkryetarët, Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], janë takuar sot në njërin prej restoranteve në kryeqytet.

Takimi i tyre vjen në kohën kur pritet të formohen institucionet e reja pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 6 tetor.

Nuk dihet arsyeja e takimit mirëpo vlen të përmendet se LDK është në negociata me VV-në për të formuar qeverinë e re ndonëse Haziri ka kritika të vazhdueshme për partinë e Kurtit.

loading…