Çka nëse përdorimi i një ilaçi ndikon që ju të ndërroni fenë apo partinë tuaj politike?

Çfarë mendimi do të kishit për një terapi të re e cila ju ndihmon të kaloni me lehtësi dhimbjen tuaj kronike dhe në të njëjtën kohë është shumë më efektive se çdo alternativë tjetër në dispozicion – mund të ndryshojë gjithashtu bindjet tuaja fetare?

Apo për një kurë të limfomes (lymphoma – lloj kanceri) që ndihmon një në tre pacientë, por në të njëjtën kohë u ndikon atyre që të votojnë partinë që më së paku e favorizojnë?

Këto pyetje duken hipotetike dhe boshe në lidhje me efekte anësore të pamundura. Në fund të fundit, kjo nuk është mënyra se si funksionon mjekësia. Por një trajtim i ri i shëndetit mendor, që është vendosur të licencohet vitin e ardhshëm, paraqet pikërisht këtë lloj problemi.

Psikoterapia e ndihmuar nga psilokibina (psilocybin – alkaloid halucigjenik) – përbërësi psikedelik i “kërpudhave magjike”, duket të jetë jashtëzakonisht efektiv në trajtimin e një game të gjerë psikopatologjish, por gjithashtu shkakton një mori ndryshimesh të pazakonta joklinike që nuk shihen diku tjetër në mjekësi.

Kërpurdhat magjike janë burim i psilokibines.  Credit: Joe Amon Getty Images

Megjithëse mekanizmat e tij të saktë terapeutikë mbeten të paqartë, dozat klinikisht të rëndësishme të psilokibines mund të nxisin përvoja të fuqishme mistike që lidhen më shpesh me periudha të zgjatura agjërimi, lutje ose meditimi.

Me ç’rast nuk është për t’u habitur nga ndryshimet afatgjata që mund t’i shkaktojë të pacientët: studimet raportojnë rritje të prosocialitetit (‘veprime’ vullnetare që shkojnë në favor të individëve tjerë apo grupeve të individëve) dhe vlerësimit estetik, po ashtu, ndryshime të fuqishme në personalitetvlera dhe qëndrime ndaj jetës; madje duke çuar disa ateistë në
“gjetjen e Zotit”
.

Për më tepër, këto përvoja duket të jenë një veçori, e jo një gabim, i psikoterapisë së ndihmuar nga psilokibina, me intensitetin e përvojës mistike që lidhet me shtrirjen e përfitimit klinik.

Këto sigurisht janë zbulime interesante, por a duhet të ketë ndonjë rëndësi? Pavarësisht nga pasojat e një trajtimi të pazakontë, a nuk duhet t’i jepet përparësi preferencave të një pacienti të informuar dhe ‘miratues’?

Tabuja e të paligjshmes nuk është një pengesë e pakapërcyeshme. Shoqata Multidisiplinare për Studime Psikedelike (MAPS), një organizatë që përkrah “përdorimet e kujdesshme” të psikedelikëve, ka bërë një ‘punë’ të jashtëzakonshme deri në “kalimin” e MDMA (d.m.th., ekstazisë) nga ‘i paligjshëm’ në ilaç legjitim.

Goditja mastrale e MAPS ishte të përqëndrohej në demonstrimin e potencialit të saj për trajtimin e PTSD. Duke artikuluar sesi terapia e ndihmuar nga MDMA mund të ndihmojë pacientët, mbështetja për të cilët gëzon një nivel të rrallë marrëveshjeje dypartiake, MAPS ka tërhequr mbështetës nga i gjithë spektri politik, duke marrë trajtim pozitiv si nga MSNBC dhe Fox News njësoj.

Përkrahësit e terapisë së ndihmuar nga psilokibina e shpallin atë si zgjidhje për krizën në rritje të shëndetit mendor. Por, ashtu si MDMA, psilokibina është larg një ilaçi neutral nga ana kulturore. Ajo gjithashtu mund të ketë nevojë për të ndërtuar llojin e koalicionit politikisht heterogjen të mbështetësve që gëzon terapia e ndihmuar nga MDMA.

Por për të krijuar një gjerësi tërheqëse, një sfidë bie në sy: psilokibina duket se i bën njerëzit më liberalë. Raportet shkencore që shoqërojnë përdorimin psikedelik dhe vlerat liberale shtrihen deri në vitin 1971, dhe megjithëse këto gjetje janë përsëritur kohët e fundit, një shpjegim jo shkakësor është në dispozicion.

Ata me qëndrime konservatore kanë tendencë të shikojnë në mënyrë më pak miratuese përdorimin e drogës së paligjshme, duke i bërë ata më pak të prirur se liberalët të provojnë një ilaç psikedelik në radhë të parë.

Sidoqoftë, dëshmitë e reja sugjerojnë se marrëdhënia mund të jetë shkakësore, me psilokibinë të administruar klinikisht që ndryshon në mënyrë aktive vlerat politike, ashtu siç ndryshon shumë karakteristika të tjera joklinike.

Nëse psilokibina ndryshon vlerat politike, rëndësia e këtij efekti shkon më thellë sesa politikanët ose mediat do të kërkojnë të mbështesin ose imponojnë terapi të ndihmuara me psilokibinë.

Një konsensus i vendosur mbi shtetin laik demokratik është se ai duhet të mbetet neutral dhe agnostik për një numër çështjesh, duke lejuar një larmi vlerash, qëndrimesh politike dhe besimesh fetare midis qytetarëve të tij.

Aty ku shtetet e tilla kanë sisteme universale të kujdesit shëndetësor, a lejohet jo vetëm miratimi, por financimi përmes kontributeve të tatimpaguesve, një trajtim i cili zhvendos vlerat në një drejtim?

Natyrisht që nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar nëse ekziston vërtet një marrëdhënie kauzale dhe nëse po, cila mund të jetë natyra e saj. Ndoshta psilokibina nuk nxit aq shumë vlerat liberale, por përkundrazi konsolidon çdo vlerë që ishte e pranishme para trajtimit.

Një modalitet i kujdesit shëndetësor që ngulit ndjenjat paraekzistuese politike, të paktën, nuk ka gjasa të krijojë armiq. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për një trajtim që ‘zhvendos’ pacientët në një drejtim përgjatë spektrit politik.

Për të kapërcyer këtë pengesë, përkrahësit e terapisë së ndihmuar nga psilokibina kanë nevojë për një ‘flamur frymëzues’ që anëtarët e çdo grupacioni politik të mund të mblidhen rreth tij.

Me pak gjëra që na bashkojnë aq fuqishëm sa politika mund të na ndajë, mbase flamuri më joshës do të jetë ajo që na bashkon të gjithëve: vdekja.

Edhe pse psilokibina nuk është as kurë, as profilaktike kundër vdekjes, studimet kanë treguar vazhdimisht se mund të luajë një rol të thellë në të ardhmen e kujdesit paliativ.

Ankthi ekzistencial i përjetuar kur përballet me një sëmundje kërcënuese për jetën ose mund të vjedhë atë pak cilësi të jetës që mbetet për të vdekurit. Një shqetësim i tillë i përgjigjet dobët qasjeve tona standarde farmaceutike, por përvojat e fuqishme mistike të shkaktuara nga psilokibina vazhdimisht shndërrojnë demoralizimin, ankthin dhe depresionin në pranim, paqe dhe kuptim, derisa pacientët përgatiten për të përballuar vdekjen e tyre.

Sidoqoftë, edhe konservatorët edhe liberalët janë të bashkuar në dijeninë se ata dhe të dashurit e tyre, përfundimisht do të vdesin.

Megjithatë, konservatorët dhe liberalët – psilokibina mund t’i ndihmojë ta mirëpresin fundin më të qetë dhe me më pak frikë.

Ka gjasë që psilokibina të bëhet një ilaç i licencuar deri në vitin 2022. Por sa do të përfitojnë përfundimisht prej tij do të jetë një çështje jo vetëm se sa mirë funksionon, por edhe ‘storja’ që e rrethon: a e “tregon” psilokibina se si jemi të ndryshëm, apo si jemi të njëjtë?

By: Eddie Jacobs – SCIENTIFIC AMERICAN
Përkthyer nga: Shkendije Berisha /