“Çka ka çka s`ka”| Pushteti e “kap” edhe një ndërmarrje publike, njeriu i Mimoza Kusarit emërohet anëtar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë disa vendime.

Si pikë e fundit e rendit të ditës ka qenë edhe emërimi i Drejtorit dhe Anëtarëve të ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.

Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti, partia e së cilit dje ka shpërndarë një video propaganduese, duke akuzuara Qeveritë e kaluar për kapje të Bordeve e emërime partiake, ka vendor që për anëtar të Bordit të Ujësjellësit.

“Hidrodrini” të emëroi njeriun e partisë së Mimoza Kusarit – Alternativa, Driton Sylqa.

Driton Sylqa, ka qenë këshilltar komunal në Pejë nga partia e Mimoza Kusarit dhe së fundi kandidat po për të njëjtën pozitë.

Gazeta Blic ka siguruar edhe listën kandidatëve të partisë së Mimoza Kusarit në Pejë, ku edhe figuron emri i tashmë anëtarit të ri të ujësjellësit “Hidrodrini”

Por kjo nuk ndalet me kaq.

Burime të Gazeta Blic thonë se kjo është hera e dytë që Dirton Sylqa shpërblehet nga pushteti.

Sylqa para se të emërohet sot nga Qeveria e Albin Kurtit, anëtar në “Hidrodrini’, ka qenë këshilltar i Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” e ku më pas është punësuar si profesor në këtë Universitet.

Këto të dhëna janë edhe në faqen profilit në “Facebook” e Driton Sylqes.Dje Lëvizja Vetëvendosje për herë të tretë ka publikuar një video propaganduese duke akuzuar Qeveritë e kaluara për kapje të ndërmarrjeve publike, punësime partiake e familajre, e zhvatje të pushtetit.

Kjo video e partisë në pushtet ka ardhur në momentin kur pothuajse qeveria Kurti po mbush dy vjet që qeverisë me vendin.