Çka do të ndodhë sot në Kosovë

– Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve nga Hotel Grand. (Hotel Grand, ora 9:30)

– Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve. (Shtëpia e Pleqve, Prishtinë, ora ‪10:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim në distancë me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

– Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së, andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, rruga “Luan Haradinaj”, ora 11:00)

– Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ekspozitën për Gjergj Fishtën. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla do të pret në takim kortezie Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio, me rastin e vizitës së tij në Kosovë për të përshëndetur trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:10)

– Ushtruesja e Detyres, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të vizitojë Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç‘rast do të mbajë fjalimin e fundivitit para pjesëtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të shpërndajë dekorata dhe mirënjohje për fundvit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal,ora 12:00)

– Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi prezantojn raportin vjetor të punës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)