Çka do të ndodhë sot në Kosovë

10:00

Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura. (Aleanca Franceze e Prishtinës, rr. “Lah Nimani”, Prishtinë)

10:00

Komuna e Gjakovës mban debat me qytetarë. (Kuvendi Komunal i Gjakovës)

11:00

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temën “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit “Pronto” – Një reflektim mbi procesin në tërësi”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë)

11:00

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Gjilanit, Nevzad Rushiti, mban konferencë për medie, ku do të shpalo punëb njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, Gjilan)

14:00

Mbahet takimi i radhës ndërmjet kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, për arritjen e marrëveshjes së koalicionit. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës)