Ngjarjet

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Bëhet asfaltimi i rrugës në fshatin Burrnik. (Fshati Burrnik, Ferizaj, ora 09:00)

Lëvizja FOL organizon diskutimin me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

Me rastin e vdekjes së veprimtarit rom, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative. (Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

Sigal Prishtina mban konferencë para ndeshjes në kuadër të Ligës se Kampionëve ndaj kampionit të shumfishtë Polak, Legia Warszawa. (Pallati i Rinisë, ora 12:20)

Ambasada hungareze në Prishtinë, prezanton “Javët e kulturës hungareze”. (Ambasada e Hungarisë, ora 13:30)

Komuna e Gjilanit mban akademi në shënimin e 20-vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit, ora 16:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 16:00)

loading…