Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet qè shënojnë ditën e sotme nē vend Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhje e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ora 10:00)

Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mban konferencë për media. (Salla e media në ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

Forumi i Gruas i LDK-së në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore – Beteja e pambaruar!”. (Hotel “Sirius”, ora: 12:00)

Mbahet Festivali multietnik i këngëve tradicionale “BalkanFEST”. (Oborri i shkollës në Grnçarë – Prizren, ora 17:00)

Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. (LDK, ora 17:30)

Në kuadër të aktivitetit “Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit” shfaqet filmi “Era dhe Lisi”. (Kinemaja “Cineplexx”, ora 20:00)

loading…