Ngjarjet

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

​Ngjarjet e datës 27 maj

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

Mbahet Konferenca dyditore Pranverore e Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën përmbyllëse për Media për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). (Agjencia e Statistikave të Kosovës rruga “Zenel Saliu”, numër 4, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë me moton “Ne matim sot, për një të nesërme të qëndrueshme”. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00 -13:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore “Ndryshimet klimatike, resurset ujore dhe pastrimi i ujërave të ndotura.” (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 10:30)

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) takohet me kryetarët e shoqatave sindikale. (FSPTSPK Prishtinë, ora 14:00)

Ambasada gjermane në Prishtinë organizon një turne leksionesh mbi librin “Gjermania dhe Kosova: Historia e një Partneriteti”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 17:30)

Hapet Java e kulturës kroate. (Kinemaja “Armata” Prishtinë, ora 18:00)