Manchester City ka publikuar formacionin startues për përballjen ndaj Real Madridit në Etihad Stadium, në ndeshjen e parë të fazës play-off për kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Lajmi kryesor në formacion është prania e Grealish, i cili ka fituar duelin me Phil Foden për pozicionin e anësorit.
Pep Guardiola ka zgjedhur këtë njëmbëdhjetëshe: Ederson; Akanji, Dias, Ake, Gvardiol; Stones, De Bruyne, Bernardo Silva; Savinho, Haaland dhe Grealish.
Një nga dilemat më të mëdha në këtë formacion është pozicioni i John Stones. Anglezi mund të luajë si qendërmbrojtës ose si mesfushor, dhe vendosja e tij në fushë do të përcaktojë skemën taktike të skuadrës së Guardiolës.
Gjithashtu, trajneri katalanas ka vendosur ta lërë në stol Nunes, i cili në ndeshjet e fundit ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Për të ndalur Vinicius, në parim, do të jetë Akanji, një qendërmbrojtës i shndërruar në mbrojtës krahu.
Në pankinën e Manchester Cityt do të presin rastin e tyre këta lojtarë: Ortega Moreno, Marmoush, Kovacic, Doku, Nico, Gundogan, Nunes, Khusanov, Foden, O’Reilly, Lewis, McAtee.
Për Realin luajnë: Courtois; Valverde, Tchouaméni, Asencio, Mendy; Camavinga, Ceballos, Bellingham; Rodrygo, Vinicius dhe Mbappé.







