City veç barazim pa gola me Southamptonin

Manchester City nuk ka arritur ta mposht Southamptonin në “Etihad”, duke barazuar pa gola.

Pavarësisht rasteve të shumta, skuadra e Guardiolas nuk arriti të çante mbrojtjen e mysafirëve. Madje iu anulua një gol për offside në minutat e fundit.

Këtë takim e luajti nga minuta e 68-të edhe sulmuesi shqiptar Armanado Broja.

City pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë, ndërsa Sottoni ka katër sosh.