City veç barazim me Crystalin në “Etihad”

Manchester City nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Crystal Palacet.

Në fakt ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Tosunit, i cili shënoi në minutën e 39.

Aguro në minutën e 82 dhe 87 arriti të shënojë dy gola të shpejtë, por një autogol nga Fernandinho ia mohoi pikët e plota skuadrës së Pep Guardiolas, me rezultatin përfundimtar që ishte 2 me 2.

City tani ka 48 pikë, derisa Crystal Palace në vendin e nëntë ka 30 pikë.