formacionet zyrtare

City – United, publikohen formacionet zyrtare

Sot zhvillohet finalja në FA Cup mes dy rivalëve të qytetit, Manchester Cityt e Manchester United.

Të dy skuadrat do të luftojnë për trofeun më të vjetër të historisë së futbollit, në finalen e FA Cup, në edicion numër 143 të saj.

Për herë të dytë rresht, City dhe United përballen me njëra tjetrën në finale të FA Cup, vjet fitoi ekipi i Guardiolas 2:1.

Skuadra e Pep Guardiola-s vjen pas 7 fitoreve radhazi, në një seri ku ka pësuar vetëm dy gola.

Në krahun tjetër, United e kërkon trofeun që ia siguron një vend në garat evropiane, pasi sezonin e rregulltë e mbyllën të tetit në tabelë.

Tashmë të dy ekipet i kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare.

Përballja mes Manchester Cityt e Manchester United luhet në stadiumin ‘’Wembley’’ dhe nis nga ora 16:00.