Champions

City “shkel” Shakhtarin, kalon fazën e grupeve

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut, duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

5 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

David Silva shënoi golin e parë në minutën e 13, ndërsa epërsinë e dyfishoi Gabriel Jesus nga penaltia në minutën e 24.

Në pjesën e dytë City shënoi edhe katër herë, përmes Sterlingut, Gabriel Jesusit – dy gola, dhe Mahrezit.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në fazën e grupeve City tani është lider i me 9 pikë në Grupin F. Shakhtari ka vetëm dy pikë në vendin e fundit, po aq sa ka edhe Hoffenhemi në një pozitë më lart. Në vendin e dytë është Lyoni me 8 pikë.