Në udhëtim

City rikthehet te fitorja pas dy humbjeve rresht

Pas dy humbjeve radhazi Manchester City më në fund ka arritur të gjejë rrugën e fitores në Premier Ligë.

Skuadra e Manchester Cityt ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Southamptoni, të cilin e mposhti me rezultat prej 1 me 3.

David Silva kaloi Cityn në epërsi në minutën e dhjetë të takimit pas asistimit nga Bernardo Silva.

Vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat në minutën e 37 përmes Hojbjergut.

Megjithatë, City riktheu sërish epërsinë, të cilën edhe e dyfishoi, në fund të pjesës së parë. Një autogol nga Ward-Prowse i dha epërsinë Cityt në minutën e 45, kurse në minutën e 45+3 Aguero e dyfishoi epërsinë e kampionit anglez.

Pas kësaj fitore City merr vendin e dytë me 47 pikë. Derisa në vendin e 17 Southamptoni ka 15 pikë.