Premierligë

City “poshtëron” Burnleyn 5-0 dhe rimerr kreun

Manchester City e ka turpëruar Burnleyn 5-0 në një ndeshje të Premierligës, e zhvilluar në “Etihad”.

Golat për “qytetarët” i shënuan Aguero, Silva, Fernandinho, Mahrez dhe Sane.

Me këtë fitore, City merr kreun e renditjes në Premier Ligë me 23 pikë, dy më shumë se Chelsea dhe Tottenhan dhe tri më shumë se Liverpool që ka një ndeshje më pak. /Ballkani.info/