Derbi i Mançesterit

City përballë United, formacionet zyrtare të derbit të Mançesterit

Manchester City dhe Manchester United do të përballen në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat e Manchesterit do ta zhvillojnë derbin e qytetit me objektiva krejtësisht të kundërta, me Cityn që po kërkon titullin dhe United daljen në garat evropiane.

City në këtë takim vije pas një serie prej 11 ndeshjeve pa humbje, derisa United në këtë sfidë vije pas humbjes 1-2 nga Fulham.

Kampioni në fuqi kërkon tre pikët e radhës për ta ngushtuar diferencën me Liverpoolin, derisa në anën tjetër mysafirët nga United synojnë të shkaktojnë befasi në Etihad Staidum.

Formacionet zyrtare:

Manchester CityEderson; Walker, Dias, Stones, Ake; Rodri, Bernardo, De Bruyne; Foden, Haaland, Doku

Manchester UnitedOnana; Lindelof, Evans, Varane, Dalot; McTominay, Casemiro, Mainoo; Garnacho, Fernandes; Rashford