Shefi operativ i Manchester Cityt, Omar Berrada ka deklaruar se skuadra angleze është gati të nis misionin për transferimin e Lionel Messit verën e ardhshme.

Messi ishte shumë afër largimit nga Barcelona këtë verë, dhe kandidati kryesor për transferimin e tij ishte Manchester City, por katalanët penguan daljen e tij.

Barcelona kërkoi 700 milionë euro për shërbimet e Messit, sa është edhe klauzola e argjentinasit.

Messi u pajtua të qëndrojë për të kompletuar kontratën e tij që skadon verën e ardhshme, por publikisht ka shfaqur pakënaqësitë.

Vera e ardhshme do të jetë koha kur Manchester City do të tentojnë transferimin e argjentinasit si lojtar falas në ‘Etihad Stadium’.