City në çerekfinale me 7 gola ndaj Schalkes

Manchester City ka dhënë një ndeshje spektakolare në ndeshjen e kthimit ndaj Schalkes.

Skuadra e Pep Guardiolës preu biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me fitore prej 7 me 0.

Aguero shënoi dy golat e parë, derisa Sane shënoi për 3-0 në pjesën e parë.

Në të dytën City shënoi edhe katër herë.

Sterling, Silva, Foden, e Gabriel Jesus shënuan në pjesën e dytë për Cityn.

City kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 10-2.