City mund ta nxjerrë në shitje Sterlingun

Sulmuesi anglez Raheem Sterling mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në fund të këtij sezoni. Në fakt, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë ta nxjerrin në shitje me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola, kanë shkruar të premten “Football Insider”.

Guardiola po dëshiron që më shitjen e Sterlingut të krijohen fonde për transferimin e Erlind Haalandit nga Borussia Dortmundi dhe Jack Grealishit nga Aston Villa. Haaland e Grealish pëlqehen shumë nga Guardiola, i cili i sheh si përforcime të mëdha për sezonin tjetër. Sterling 26-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro. Këtë sezon, Sterling ka regjistruar 43 paraqitje për Cityn duke shënuar 13 gola dhe asistuar 11 herë.