City merr kreun pas fitores së thellë

Manchester City ka dalë në pozitën e parë në tabelën e Premier Leagues pas fitores së thellë, 5:0, të martën mbrëma. City e mposhti West Bromwich Albionin në udhëtim, në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit anglez.

Manchester City tani udhëheq me 41 pikë nga 19 ndeshje. Manchester Unitedi është i dyti me 40 pikë, po ashtu nga 19 ndeshje.

Illkay Gundogan shënoi dy gola, ndërsa Joao Cancelo, Riyad Mahrez e Raheem Sterling nga një.

WBA renditet në pozitën e parafundit (19) me vetëm 11 pikë.