City me fitore të thellë ndaj Atalantas

Manchester City ka fituar thellë ndaj Atalantas në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Raheem Sterling shënoi tre gola, ndërsa dy të tjerë i shtoi Sergio Aguero për fitoren 5 me 1. Te italianët golin e vetëm e realizoi Malinovsky.

Në Grupin C, City ka nëntë pikë në pozitën e parë. Dinamo Zagreb e Shakhtari kanë nga katër, ndërsa Atalanta s’ka pikë.

loading…