2-2 ka përfunduar ndeshja në mes të Lyon-Manchester City, një barazim që kualifikon Manchester City në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, derisa ndeshja Shakhtar-Lyon do të përcaktojë vendin e dytë në grupin F
Lyon përsëri janë treguar arrë e fortë për skuadrën e Pep Guardiolës, Manchester City, të cilën e kishte mposhtur në Angli, kurse sot Lyon prapë arriti që të nxerr barazim.
Në pjesën e parë Lyoni arriti që të krijojë më shumë raste për shënimin e golave, pasi që kishte 7 tentime, për dallim nga City që kishte vetëm 5 të tillë.
Megjithatë City ishte skuadër më e mirë kur është puna e posedimit të topit, të cilin e kishte në masën 54 për qind, gjashtë për qind më shumë se skuadra vendase.
Pjesa e dytë nisi më gola dhe të parët që shënuan ishin vendasit me Cornet në minutën e 54’të te ndeshjes.
City reagoi dhe pas një ndërprerje, Laporte barazon në minutën e 62’të me një gol të bukur me kokë.
Intensiteti i ndeshjes vazhdonte dhe vendasit përsëri kalojnë në epërsi me Cornet në minutën e 81’të te ndeshjet.
Por, gëzimi i francezëve zgjati vetëm dy minuta pasi që Sergio Aguero barazon përsëri pas një ndërprerje dhe atë një gol me kokë.
Ky barazim kualifikon Cityn në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërkaq Lyonit i duhet ndeshja e fundit për të ditur se a do ta kalon grupin apo jo.
Lyon ka shtatë pikë dhe udhëton në Shakhtar për ndeshjen e fundit, një ndeshje që mund ta përcaktojë fituesin e vendit të dytë në Ligën e Kampionëve.







