Manchester City janë të gatshëm të shpërblejnë portierin e ri të shumë-vlerësuar Arijanet Muriq me një kontratë të re afatgjate.

Gardiani 20 vjeçar është pozicionuar si portier i dytë në Etihad këtë sezon pas lëndimit afatgjatë të Claudio Bravos.

Përfaqësuesi i Kosovës është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrijë deri në finale pas fitores së Cityt ndaj Burtonit me rezultat të përgjithshëm 9-0, raporton “TheSun”.

Edhe pse Muriqit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale, menaxheri Pep Guardiola po dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar.

Ai mendohet se paguhet rreth 3 mijë funte në javë, ndërsa me kontratën e re të hyrat e tij javore do të më shumë se trefishohen, në rreth 10 mijë funte në javë.

Një burim në Etihad ka thënë për “TheSun”: “Aro do të marrë kontratën e re pasi ka impresionuar të gjithë këtu tek ne. Ka qenë i mrekullueshëm në Kupë këtë sezon. Performanca e tij në pritjet e penaltive ishte mbresëlënëse. Ai shpreson të startojë finalen në Wembley”.

Muriqi u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas lëndimit të Bravos.