City humb nga Unitedi, por arrin finalen në EFL Cup

Manchester City ka humbur në shtëpi nga Manchester Unitedi me rezultat prej 1 me 0.

Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolas është kualifikuar në finale të EFL Cup, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat prej 3 me 1.

Golin e vetëm në këtë takim për “Djajtë e Kuq” e shënoi mesfushori serb, Nemanja Matiq në minutën e 35.

E pikërisht ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 76.

City në finale do të përballet me Aston Villën.