City fiton dhe bëhet lider i ri i Premier Leagues

Manchester City është bërë lider i ri i Premier Leagues së Anglisë. Me fitoren e arritur të mërkurën ndaj Brightonit 3:0, City ka kaluar Liverpoolin. City ka tani një pikë më shumë se Liverpooli. Është në vendin e parë me 77 pikë. Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të mbetur në elitën e futbollit anglez.

Cityt iu desh të pres deri në minutën e 54-t për ta shënaur golin e epërsisë. Ishte Riyad Mahrez që shënoi golin e parë për liderin e Anglisë.

Pas golit të parë, City shënoi edhe golin e dytë në minutën e 66-të. Realizator ishte Phil Foden, derisa Bernardo Silva realizoi golin e tretë në minutën e 82-të.